Flamuri i Maqedonisë së Veriut është vendosur në radhën e flamujve të vendeve anëtare të NATO-s në Londër.
Edhe pse Maqedonia e Veriut nuk është plotësisht anëtare, delegacioni i Maqedonisë tashmë është pjesë e Samitit të NATO.
Sipas zëvendëskryeministres dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqrinksa, kjo dëshmon se NATO tashmë e sheh Maqedoninë e Veriut si anëtare e saj dhe si aleat i barabartë, shkruan Telegrafi.
Ndryshe, më herët Zaev në Samitin në Londër, deklaroi se anëtarësimi në NATO ka qenë aspiratë e gjeneratave më të vjetra dhe 25 vite ka qenë qëllim strategjik i vendit, pergatiti BW.