Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi të gjitha klubet pak ditë më parë se kampionati do të rinisë këtë fundjavë. Në program është java e 14-të e superligës, e cila do të jetë e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.
Të shtunën do të luhen takimet Bylis-Partizani 13:30, Luftëtari-Vllaznia 13:30 dhe Tirana-Kukësi 16:30, ndërsa ditën e diel do zhvillohen dy sfidat e mbetura, Laçi-Flamurtari 13:30 dhe Teuta-Flamurtari 16:30.
Por, pavarësisht se çdo javë ka rëndësinë e saj, sytë e të gjithë opinionit futbolldashës në vend janë të drejtuar nga java e 15-të, e cila ka në program dhe derbin e madh të kryeqytetit, Partizani-Tirana.
Me fatkeqësinë që goditi vendin tonë dhe që detyroi FSHF-në të ndërpresë aktivitetet, tashmë është koha të rikuperohet gjithçka dhe faza të mbyllet përpara Krishtilindjeve. Por derbi mbetet derbi dhe kërkon të shikohet ndryshe nga qeveria e futbollit, për vetë pasionin e madh dhe interesin që shfaq në tribuna dhe në fushën e lojës.
Ndaj, ndonëse ende nuk është përfundimtare, në federatë po qarkullon hipoteza që derbi të luhet të premten, datë 13 dhjetor në orën 20:00 dhe në impiantin më modern në vend, “Air Albania Stadium”, që do ta rrisë edhe më spektaklin që kjo ndeshje ofron. Natyrisht kjo nuk është përfundimtare, pasi në FSHF tani është luftë kundër kohës për të rikuperuar javët në kohën e duhur. /e.s/