Tre punonjës që ishin në mision duke shpëtuar njerëzit nga përmbytjet humbën jetën pasi u goditën nga helikopteri në jug të Francës.
Helikopteri EC145 ishte në rajonin e Var, kur kontakti me të kishte humbur, thanë zyrtarët.
Më pas u gjet i përplasur me tre punonjës pranë qytetit të Rove. Kohëve të fundit, shiu i madh në Francën Juglindore ka çuar në përmbytje të mëdha dhe vdekje të shumta.
Në një deklaratë, Ministri i Brendshëm Christophe Castaner dhe deputeti Laurent Nuñez i përshkruan viktimat si “heronj të jetës së përditshme që dhanë jetën për të mbrojtur Francën”.
Burime pranë hetuesve thonë se pamja e paqartë dhe mjegulla mund të kenë qenë faktorët që shkaktuan ngjarjen tragjike.
/a.r