Forca të shumta policore, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kanë ndërmarrë një aksion policor në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.
Dëshmitarë okularë pohojnë se njësiti për intervenim të shpejtë ka bastisur shtëpinë e Riza Jonuzit, i cili mendohet se ka pasur lidhje me grupin e armatosur që më 9 maj u përlesh me forcat maqedonase të sigurisë, ku mbetën të vrarë 10 kosovarë dhe 8 pjesëtarë të policisë maqedonase.
Banorët e “Lagjes së Trimave” janë shqetësuar dhe frikësuar tej mase nga ky aksion policor.
Zëdhënësi i ri i MPB-së, Jordan Llamanovski del me deklaratë skanadaloze, pasi aksionin e mëngjesit policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë dëshiron ta minimizon në skajshmëri.
Sipas tij në mëngjes policia maqedonase e armatosur deri në dhëmbë ka shkuar të “pijë kafe” në Kumanovë edhe atë me autoblinda dhe njësitin për intervenim të shpejt.
Deklarata skandaloze ka të bëj me atë se Llamanovski sigurisht nën presion të politikës dëshiron të ulë tensionin në Kumanovë.
“Jo,nuk bëhet fjalë për aksion policor, është kontroll i rregullt rutinor, më shumë detaje nuk mund të japim”, tha për ZHURNAL zëdhënësi i MPB-së, Jordan Llamanovski.
Ndryshe, mëngjesin e sotëm forca të mëdha policore maqedonase me autoblinda bastisën shtëpin e Riza Jonuzit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Gazetari nga terreni flet se në Kumanovë po vërehet prani e madhe e forcave policore dhe dyshohet për praninë e ispektorëve të shërbimit sekret maqedonas.
Kontrollet e rregullta policore nuk behen me autoblinda dhe njësite speciale policore.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk kanë dalë me ndonjë shpjegim zyrtar lidhur me këtë aksion.
Top Channel, Zhurnal.mk