Vendet e Bashkimit Evropian nuk do të paguajnë më tarifa për shërbimin Roaming. Vendimi është marrë nga Parlamenti Evropian, i cili vendosi shfuqizimin e kostove ekstra për përdorimin e internetit, telefonisë apo mesazheve brenda shteteve të Unionit.
Kështu, shtohen avantazhet për qytetarët që udhëtonin në vendet e BE-së. Vendimi u miratua me 665 vota pro të eurodeputetëve. Por, kritikët e vendimit kanë theksuar se kjo do të sjellë humbje të kompanive celulare.