Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një prononcim për mediat nga Thumana, teksa shprehu mesazhe ngushëllimi për familjarët e viktimave, foli edhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Meta tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është një hap pozitiv.
“Do të bëhet një vlerësim total, kjo kërkon kohë sepse nuk mund të shmanget vëmendja nga kërkimi i njerëzve që janë ende nën rrënoja me shpresën dhe vendosmërinë për të shpëtuar çdo jetë që mundet. Pastaj çdo gjë do të bëhet në mënyrë më transparente, si përllogaritja, kjo nga fakti që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme“, deklaroi Meta.
Mos u shpall me vonesë gjendja e jashtëzakonshme?
“Fakti që është shpallur për të paktën 2 qarqe është një hap pozitiv i angazhimit në këtë drejtim. Reagimi ka qenë i menjëhershëm i jashtëzakonshme nga të gjitha vendet. Me ndihmën e tyre të përfundojmë dhe të kemi një bilanc. Ndihma nga Kosova ishte e shkëlqyer, e konsiderueshme“, u shpreh presidenti.
g.kosovari