Ish sekretarja e shtetit të SHBA-ve Madeleine Albright, është konfrontuar verbalisht me disa serbë të cilët i kanë ndërprerë promovimin e librit të saj “Dimri i Pragës”. Serbët e kanë quajtur atë fashiste duke e urryer për punën që ajo ka bërë në çlirimin e Kosovës dhe bombardimin e Serbisë, shkruan portali “Theatlantic”.
Grupi serbë “Miqtë e serbëve në Kosovë” kanë hyrë bibliotekë dhe kanë nisur të gjuajnë pamflete dhe fjalë në drejtim të ish sekretares së shtetit, transmeton zeri.info.
Mirëpo ashtu siç e njohim të gjithë, ish sekretarja e shtetit nuk ka duruar shumë. Ajo është ngritur në këmbë dhe ka nisur tu bërtas atyre “Dilni jashtë. Dilni jashtë. Ju jeni kriminel lufte. Serbë neveritës.”, ka thënë ajo, transmeton zeri.info.