Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se vija e kuqe është Kushtetuta, ndërsa solli në vëmendje 22 nëntorin që përmes refernedumit popullor solli kushtetutën e re. “Kushtetuta e 98-ës vendosi rotacionin normal politik. Kjo kushtetutë gëzon nderimin e shqiptarëve, por u zhbë në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e vitit 2008”, tha Meta.
“Ndryshimet që u bënë në 2016-ën kanë nxjerrë në pah probleme akute që u paralajmëruan se do të ndodhnin. Kushtetuta u kthye në rregullore me data dhe afate që janë shkelur që të gjitha, që kanë shkaktuar një kaos ligjor që po con në paralizimin e sistemit të drejtësisë. Me këto afate një pensionist nuk mund ta gëzojë kurrë pensionin që i takon!”, shtoi më tej Meta.
Teksa vijoi: “Kushtetuta është ligji suprem, është trupi që mishëron parimet themelore sipas të cilës qeveriset një vend.Si një tempull i shenjtë që i shërben shtetit të së drejtës. Sa më serioz dhe i qëndrueshëm sistemi demokratik i një vendi aq më i rrallë është ndryshimi i kushtetutës.
Kushtetuta rrjedh nga dakordësia e një populli.
Kushtetuta vijë e kuqe përsa kohë fuqia e saj buron prej popullit”.
Kjo deklaratë e Metës vjen pas ngërçit të krijuar përgjatë javëve të fundit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Një ditë më parë vettingu shkarkoi në apel Besnik Muçin, të dekretuarin e Metës si anëtar të Kushtetueses. Po sot kreu i shtetit shpalli sërish vakancën për anëtarin në Kushtetuese në vend të Muçit, ndërsa ky i fundit nuk e ka pranuar vendimin e vettingut teksa sot shkoi sërish në Gjykatën Kushteutese.
Pjesë nga deklarata e Presidentit Ilir Meta
Sa më serioz sistemi demokratik një vendi aq më i radhë është ndryshimi i kushtetutës. Kushtetuta pothuajse gjithmonë kanë lindur në kohë krizash. Është kushtetuta e një vendi ajo që vendos kufirin e një pushteti dikujt. Ajo mbetet vijë e kuqe për sa kohë fuqia e saj buron e prej popullit. Për herë të parë populli shqiptar miratoi përmes referendumit kushtetutës e Republikës së Shqipërisë të udhëhequr nga Sabri Godo dhe Arben Imami nën rekomandimet e Komisionit të Venecias. Populli vendosi se sovraniteti i Republikës së Shqipërisë i përket vetëm atij. Populli vendosi se sistemi i qeverisjes bazohet në ndarjen e tre pushteteve dhe se liritë e qytetarëve duhet të ishin të pandara dhe të patjetërsueshme. Kushtetuta e 98 mundësoi rivendosja e paqes sociale në vend dhe rotacionin politik. Ajo u zhbë brenda natës nga marrëveshjet politike në vitin 2008. Si pasojë e saj deputetët nuk përfaqësojnë më vullnetin e popullit.
Kushtetuta nga dokumentin themeltar i shtetit është kthyer në një rregullore me data dhe afate të cilat janë shkelur të gjitha.
Zbatimi i këtij procesi do duhet të ishte i kujdesshëm. Organet e reja të gjyqësorit duhet të kenë një trup profesionistësh dhe jo thjesht emra që mbushin vakancat. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon të jetë i njëanshëm. Tashmë jemi para një situatën më dramatike ku kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllim për të vendosur gjithë pushtetet në duart e kryeministrit aktual. Sot janë kapur të gjitha bashkitë e vendit. Kuvendi është lënë pa Gjykatës Kushtetuese dhe po bëhet çmos për të bllokuar krijimin e saj sipas Kushtetutës. Me këto afate një pensionist mund të mos e gëzojë atë që i takon. Prokurori i Përgjithshëm është zgjedhur në mënyrë anti kushtetuese për të korrur vendime arbitrare. Qeveria ka krijuar një borxh që qytetarët duhet ta shlyejnë në 20 vitet e ardhshme. Vendi po shpopullohet pa ndalim. Nuk ka më asnjë investim serioz nga vendet e zhvilluara. Është koha për t’i thënë ndal këtij degradimi. Shqipëria e kë pësuar njëherë.
Unë do të qëndroj si kryegarant i mbrojtjes së Kushtetutës dhe do t’i kundërpërgjigjem me të gjitha forcat. Shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë dhe të mos ikin më. Kushtetuta është vija e kuqe. Shqipëria nuk është dhe nuk do jetë shpresëhumbur. Presidenti do të kërkojnë popullit që përmes referendumit të mbrojë kushtetutën. Vendimi i popullit është mbi të gjitha. Presidenti do të bëjë gjithçka që kjo e drejtë të mbrohet.