Arkeologët amerikanë në Greqi kanë zbuluar skeletin e një luftëtari të lashtë, i cili ka qëndruar prej 3500 vjetësh, bashkë me një thesar të madh. Lajmi është bërë i ditur nga ministria greke e kulturës.
Arkivoli i drunjtë i ushtarit të panjohur – me sa duket person i rëndësishëm – u gjet në gadishullin e Peoloponezit, në pallatin e Nestorit, që i përket erës mikeniane.
Ushtari ishte i rrethuar nga stoli prej ari të kulluar, perla, unaza, një shpatë bronzi me dorezë prej ari e fildishi, vazo argjenti dhe krehëra fildishi.
Stolitë janë të zbukuruara në stilin e minoan, qytetërimi që lulëzoi në Kretë rreth vitit 2000 para Krishtit, me figura hyjnish, kafshësh dhe motive florale.