Vazhdon krahu i hekurt mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit. Skenari apokaliptik si në filmat e James Bond rrezikon seriozisht nisjen e një Lufte Botërore.
Pentagoni trembet se aktiviteti i anijeve dhe nëndetëseve ruse afër kabllove të kanaleve të komunikimit që lidhin kontinente të tërë mund të jetë një provë e përgjithshme e një operacioni për të shkëputur komunikimin global në rast të nisjes së një konflikti.
Alarmin e lëshon NY Times e cila citon burime pranë qeverisë amerikane.
Në muajt e fundit marina amerikane dhe shërbimet sekrete kanë vërejtur një rritje të aktivitetit rus në zonat ku janë shtrirë kabllot e komunikimit në fund të oqeanit.
Nga Deti i Veriut deri në ujërat aziatike madje edhe në Paqësor, pranë brigjeve amerikane, shkruan Tema.
NY Times përmend rastin e muajit të kaluar kur një anije spiune ruse Yantar, kaloi pranë brigjeve të Floridas dhe Kubës, aty ku kalon një prej kabllove më të rëndësishëm TLC të bazës amerikane në Guantanamo.
Nga Marina amerikane thonë se kjo anijë ka qenë e shoqëruar nga dy mini-nëndetëse që mund të perceptojnë çdo lloj kablli dhe ta shkatërrojnë, ashtu siç ndodhi në Mesdhe në vitin 2008.
Këtë radhë ama duket se synimet e rusëve janë përqendruar në gjetjen e pikave të dobëta të amerikanëve.
Shkëputja e një kanali komunikimi është shumë e lehtë për të realizuar ndërsa riparimi do kohë.
Nëse kjo nuk është përgatitje për luftë, atëherë shumë pak mungon.
Telegrafi