Një shqiptar i cilësuar me rrezikshmëri të lartë, është arrestuar nga policia greke.
Bëhet fjalë për një shqiptar, i cili është kapur në kufi me Greqinë.
Mësohet se i dyshuari është arrestuar në fshatin Asproklisi të Igumenicës.
Ndërsa identiteti i tij nuk bëhet me dije, rezulton se i ndaluari është person i dënuar me 60 vite burg.
Ai është shpallur fajtor për një sërë grabitjesh me armë, plagosje dhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
g.kosovari