Riaktivizohen hetimet lidhur me rrëzimin e avionit të drogës në Ishëm të Durrësit, në vitin 2016, nen drejtimin e pilotit italian Guido Guidi, i cili u vu ne pranga dhe me pas u la i lire me garanci pasurore prej 10 mijë eurosh.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria shqiptare kishte dërguar letërporosi në Itali lidhur me ngjarjen dhe ka marrë përgjigje nga autoritetet fqinje një muaj e gjysmë më parë.
Në dosjen e mbërritur tashmë në drejtësinë shqiptare janë emrat dhe provat, që faktojnë trafikun e drogës. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, që ka organizuar trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Një pjesë e këtyre personave, emrat e të cilëve janë tashmë në duart e prokurorëve shqiptarë, rezultojnë të jenë nga Fushë Kruja dhe të arrestuar më parë në vendin fqinj për trafik droge.
Behet fjale per emra konkretë të këtyre personave, që janë kryesisht nga Fushë Kruja, dhe që organizonin trafikun, dhe ishin të skeduar më herët nga drejtësia.
Nga ana tjetër, pas letërporosisë, prokuroria shqiptare pritet të thërrasë në ditët në vijim edhe italianin Giudo Giudi, për ta marrë në pyetje lidhur me rrëzimin e avionit në Ishëm.