Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi Shkodrën këtë mesditë, ku u vra me armë zjarri 43-vjeçari Gjergj Krygja.
Mësohet se 43-vjeçari kishte shkuar në fshat për të mbledhur prodhimet e dimrit, që ka në tokat bujqësore, kur është qëlluar për vdekje.
Ai është vrarë në afërsi të banesës që ka në fshat. Mësohet se Gjergj Krygja nuk jetonte në këtë banesë, në fshatin Sumë të Dukagjinit, por shkonte atje vetëm për të mbledhur prodhimet e dimrit.
Kjo është ngjarja e dytë që ndodh në Dukagjin, brenda pak javësh, pasi më 21 tetor u ekzekutua 55-vjeçari Lazër Arraj, teksa edhe ai kishte shkuar në fshat për të mbledhur prodhimet e dimrit.
Për këtë vrasje, është arrestuar kushëriri i viktimës, i riu Marash Arraj, ndërsa u zbulua se ngjarja kishte ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra mes familjeve.
g.kosovari