Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në “Mbrëmja në ABC” ka hedhur poshtë të gjitha sondazhet e publikuara deri më tani, të cilat e kanë nxjerrë PS-në si forcë të parë.
Duke shkuar përtej të imagjinueshmes, Paloka u shpreh i bindur se nësë zgjedhjet do të bëheshin tani, PD do merrtë 82 mandate.
“Opozita është top. Sikur zgjedhjet të bëheshin sot, tani në këtë moment që po flasim, ju siguroj që marrim 82 mandate.
Rilindja sa herë ka ardhur në pushtet ka sjellë vetëm shkatërrim.
Edhe në 97-ën kur erdhi Rilindja solli shkatërrim. Edi Rama është shkatërrimi vëtë pastaj”, u shpreh Paloka.