Zbardhen detaje të reja nga grabitja e pikës së postës në Krujë, nga ku u morën 11 milionë lekë, të cilat janë pagesa të ndryshme, të dritave dhe ujit dhe jo të pensioneve. Sipas burimeve të Report Tv, grabitja e postës për ‘çudi’ është bërë në momentin që në qytetin e Krujës është shkëputur energjia elektrike rreth orës 01:40 minuta të së hënës.
Autorët kanë pasur informacion të sigurt, pasi në zyrën e postës janë dy kasaforta, ndërkohë që grabitur vetëm ajo që kishte 11 mln lekë brenda, teksa tjetra nuk është prekur. Drejtor i postës së Krujës është Xhelal Rraja është vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Report Tv sjell pamjet nga posta, ku duken dëmtimet që kanë shkaktuar grabitësit nga shqyerja e derës. Për këtë ngjarje është arrestuar roja, 51-vjeçari Besnik Parruca, e ndërsa është shpallur në kërkim specialisti i sallës S. T., 28 vjeç pasi fshehën ngjarjen.
Roja ka deklaruar se nuk ka njoftuar uniformat blu pasi është kërcënuar nga autorët, madje e ka fshehur ngjarjen edhe kur është pyetur nga patrulla e policisë. Policia njofton se është ngritur grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për hetimin e vjedhjeve me dhunë dhe krimeve kundër pasurisë, po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë rreth dy javë më parë, një tjetër postë është grabitur në qytetin e Bulqizës, ku autori ka marrë autori mori 460 mijë lekë.
/a.r