• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia Tiranë: Ndërtojmë 17 shkolla, ja investimet te Bulevardi i Ri dhe atë “Zogu I”

by A R
05/11/2019 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë vite më parë lagje të tëra të njësive 4 dhe 8 në kryeqytet do të ishin të përmbytura nga reshjet e vjeshtës. Por falë rrjetit të ri të kanalizimeve dhe rehabilitimit të shtratit të Lumit të Lanës, të dy këto zona ia kanë dalë që të mos kenë asnjë problem.

Nga shkolla e re “Ardian Klosi” në kryeqytet, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anisa Ruseti zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të këtyre dy njësive për projektbuxhetin e vitit 2020 dhe projektet transformuese që pritet të kenë një impakt të drejtpërdrejtë.

Kështu njofton Bashkia e Tiranës e cila jep edhe detaje nga plani i investimeve:

Një nga prioritetet për vitin e ardhshëm do të jetë ndërtimi i 17 shkollave të reja, ndërkohë që investimi i radhës do të jetë edhe Kampusi i ri Universitar. “Sigurisht një nga projektet më të rëndësishme do të kemi është ajo e 17 shkollave. 17 shkolla do të ndërtohen në Tiranë për të mbyllur përfundimisht mësimin me dy turne për të gjithë fëmijët e Tiranës. Bashkia Tiranë ishte ajo që u përgjigj e para nevojës së studentëve disa ambiente të rikonstruktuara dhe ambiente falas nëpërmjet kartës së studentit, por ne do të donim ta çonim përtej rikonstruktimit të ambienteve aktuale duke ndërtuar një kampus të ri, i cili do të sjelli shërbime multi-sektoriale dhe mundësi punësimi, edukimi dhe aktivitete sportive kulturore dhe sociale”, tha Ruseti. Ajo shtoi se falë edhe bashkëpunimit të suksesshëm me AADF, Bashkia e Tiranës do të transformojë edhe piramidën duke e kthyer në qendrën më të madhe të teknologjisë së inovacionit në rajon e që do të hapë një perspektivë të re për të rinjtë për punësim. “Bashkia Tiranë ka nënshkruar një marrëveshje me AADF për transformimin e Piramidës në qëndrën më të madhe multifunksionale për të rinjtë, e fokusuar në arsimin dixhital”, tha ajo.

Fuqizimi ekonomik dhe rritja e vendeve të punës janë një tjetër prioritet i Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm. Ndaj, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë iniciativën për krijimin e zonës ekonomike të Tiranës  (TEDA). “TEDA është një angazhim i Bashkisë Tiranë për të rritur numrin e vendeve të punës, me fokus tek vendet e punës cilësore të mirëpaguara siç janë ato, të industrisë automotive, teknologjike e inovacionit etj”, theksoi Ruseti duke shtuar se kryeqyteti do të ketë edhe një treg të ri agro-ushqimor, i cili do të ofrojë një hapësirë moderne ku fermerët mund të shesin produktet e tyre duke paguar  çmime modeste krahasuar me tregun aktual.

San i përket infrastrukturës, krahas ndërhyrjeve nëpër lagje, nënkryetarja Ruseti përmendi edhe realizimit të sheshit fundor në fund të Bulevardit të Ri që do të jetë edhe një hapësirë çlodhëse për qytetarët si dhe shndërrimin e Bulevardit Zogu I në një zonë shopingu  dhe turizmi. “Bulevardi i Ri ka përfunduar segmenti i tretë i  Bulevardit të Ri duke i hapur rrugë realizimit të projektit për sheshin fundor si një hapësirë e gjerë që do të shndërrohet në një atraksion për të gjithë, përveç disa institucioneve parashikohet që aty të ndërtohen edhe disa nga godinat që do të përdoren nga shumica e bizneseve për ta kthyer atë në një zonë FINTEK. Bulevardi Zogu I do të jetë një bulevard i ri i cili do të ofrojë shërbime shoping & turizëm. Projekti i ri parashikon fasada të rehabilituara, lulishte të vogla duke e kthyer në një zonë komerciale me shërbime dhe dyqane për shoping dhe atraksion për turistët”, deklaroi Ruseti.

/a.r

Next Post
U prangos për atentatin ndaj Prokurorit/ Ngjarjet e bujshme ku është përfshirë Redjan Rraja, nga vrasja e Elton Çiços te “Xhisiela”

U prangos për atentatin ndaj Prokurorit/ Ngjarjet e bujshme ku është përfshirë Redjan Rraja, nga vrasja e Elton Çiços te “Xhisiela”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com