Edinson Cavani është në vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe largimi i tij në fund të sezonit duket thuajse i sigurt. Po të shtojmë edhe faktin që Mauro Icardi po bind gjithnjë e më shumë me kampionët e Francës, atëherë largimi i Cavanit nuk ka vend për diskutim.
Të shumtë janë klubet që kanë shfaqur interes për uruguaianin, ndërsa së fundmi në garë ka hyrë edhe Flamengo. Gjigantët brazilianë kërkojnë të bëjnë një afrim e bujshëm në ekip dhe një lojtar si Cavani do të ishte një luks për ta dhe për Serinë A braziliane.
Çdo gjë varet nga dëshira e sulmuesit 32-vjeçar, i cili në rast se do të vendosë të lërë Europën, atëherë Flamengo do të ishte destinacioni kryesor. Gjithsesi, ka ende kohë deri në fund të sezonit dhe gjërat mund të ndryshojnë. (tema)