Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka përshëndetur sot hyrjen në fuqi të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe EUROJUST, nënshkruar rreth një muaj më parë.
“Unë mirëpres hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe EUROJUST”, thekson ai.
Po ashtu, ambasadori Soreca thekson se “kjo marrëveshje do të lehtësojë bashkëpunimin gjyqësor midis BE-së dhe praktikuesve shqiptarë dhe do të forcojë luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar ndërkufitar dhe korrupsionit”.
Gjithashtu ambasadori i BE-së Soreca poston dhe publikimin zyrtar në faqen e EUROJUST.
“Sot hyn në fuqi marrëveshja e bashkëpunimit të EUROJUST dhe Shqipërisë. Hapi i madh për hetime dhe ndjekje penale të krimit të organizuar midis BE-së dhe rajonit të Ballkanit”, shprehet EUROJUST.
EUROJUST është qendra e Bashkimit Europian për bashkëpunim gjyqësor, duke i dhënë mbështetje të hapur prokurorëve në hetimet kriminale ndërkufitare.