• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump: Nuk jam më banor i Nju Jorkut, paguaj miliona dollarë taksa dhe trajtohem shumë keq

by Java News
01/11/2019 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump tha se ai nuk është më banor i Nju Jorkut. Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta “New York Times” dhe më pas u konfirmua nga vetë presidenti në një seri postimesh në Twitter të enjten vonë.

Ai shkruante se ka vendosur që vendbanimi i tij i përhershëm të jetë Palm Beach i Floridës.

“Pavarësisht nga fakti se paguaj me miliona dollarë taksa për qytetin dhe në nivel shteti çdo vit jam trajtuar shumë keq nga drejtuesit politikë të qytetit e shtetit të Nju Jorkut”, shkruante zoti Trump.

Nuk është e qartë se sa është shuma e taksave që ka paguar zoti Trump në Nju Jork, pasi ai ka refuzon të publikojë informacion mbi këtë çështje.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo nuk dukej i mërzitur rreth ndryshimit të adresës së banimit të zotit Trump.

Ai e quante çlirim nga një barrë dhe shtonte: “Nuk është se zoti Trump i paguante taksat këtu gjithsesi. Florida është i gjithi i juaji” shkruante ai.

Në shtator zoti Trump dhe bashkëshortja e tij Melania paraqitën dokumente të veçanta vendbanimi në gjykatën e qarkut të kontesë së Palm Beach-it për të ndryshuar vendbanimin e tyre.

Sipas rrjetit televiziv NBC Presidenti Trump ka qenë në Mar-a-Lago, rezidenca e tij në palm Beach, 99 ditë që nga momenti që mori detyrën. Ai ka vizituar klubin e tij të golfit në Nju Xhersi 90 ditë dhe ka shpenzuar vetëm 20 ditë në kullën Trump që ndodhet në qytetin e Nju Jorkut.

Vëzhguesit besojnë se lëvizja e presidentit nga Nju Jorku në Florida ka të ngjarë të jetë pjesërisht e motivuar nga një sistem taksash më të ulëta që zbaton shteti në juglindje të vendit. /Voa/

Next Post
“Për çfarë mund të ketë qenë duke biseduar prokurori me Landi Muharremin?”, çfarë shkuan gazetari Artan Hoxha

"Për çfarë mund të ketë qenë duke biseduar prokurori me Landi Muharremin?", çfarë shkuan gazetari Artan Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com