Tre anëtarë të një familje në Lazarat kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, për kultivim lëndësh narkotike.
Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Sopoti” u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve: A. R., 58 vjeç, B. R., 34 vjeç dhe Ç.R., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi në muajin shtator, në oborrin e banesës e tyre u gjetën dhe u asgjësuan nga shërbimet e policisë bimë narkotike. /e.s/