• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në terr dhe të uritur, fëmijët jetojnë në mëshirë të fatit në kasolle. Apeli i “Fundjavës Ndryshe”

by Java News
31/10/2019 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy muaj më parë Vjollca dhe Idrizi, u larguan nga fshati Zapod, në Kukës së bashku me tre fëmijët e vegjël. Pasi atje ishin në mëshirë të fatit dhe në kushte skandaloze, ku jeta po i rrezikohej dita-ditës. Me shpresa të rrënuara u shpërngulën në fshatin Çerkezë, Tiranë.

Por, përsëri jeta vazhdon të tregohet mizore me ta. Jetojnë në një kasolle të shkatërruar në majë të një kodre, pa elektricitet dhe krejt të vetëm, pa asnjë të ardhur. Edhe pse kryefamiljari çdo ditë mundohet të gjejë punë, e ka të pamundur. Kështu kalojnë ditët e netët për këta tre fëmijë, në terr dhe të uritur.

“Janë rritur vetëm me sheqer e ujë, veç Zoti mi ka shpëtuar deri në këtë gjendje. Se nuk kanë pasur as bukë për të ngrënë. Ka pasur ditë që nuk kam pasur për t’i dhënë as bukë, jo më ushqime të tjera. Kurrë nuk janë kënaqur. Është gjynah, se nuk na ka faj fëmija që të vuajë kaq shumë. Kanë vuajtur, i ka falur Zoti deri tani.

Gjoja erdhëm për më mirë, për të futur fëmijët në kopsht. Sepse atje nuk ka pasur, mbetej fëmija pa shkollë. Këtu erdhëm për më mirë, por prapë në një kasolle jemi. Pa punë e pa asgjë. Vetë jam e sëmurë nga sytë.

Njërin e kam të hequr të gjithin, kurse tjetrin me probleme. Nuk kam mundësi të shkoj te doktori, më ka thënë herë pas here sepse mund të humbasë e syrin tjetër. Burri mundohet që të gjejë punë, por nuk gjen se nuk njeh asnjë. Mundohet, përditë del në këmbë e shkon deri në Tiranë, vetëm të gjejë një ditë punë për fëmijët. Por, nuk ka punë. Pa asnjë lloj kushti jemi. Pa drita, pa ujë, pa asgjë. Veç këto dy divane kemi, që na i kanë falur.

Na ka zënë shiu i madh që ra para ca kohësh dhe i gjithë uji hyri brenda. Kemi frikë se do na hiqet edhe kjo llamarina. E pastaj do të mbetemi jashtë krejt. Nuk ka më keq, edhe kjo pikon gjithandej. Por, nuk kemi ku të shkojmë. Duhet të rrimë këtu prej zorit”.

Me lot në sy, Vjollca rrëfen mes dhimbjes se çdo ditë fëmijët kërkojnë bukë, por jo çdo ditë kanë mundësi të hanë. Kjo është edhe dëshira e tyre më e madhe, nuk kanë asnjë kërkesë për gjëra materiale. Për ta rëndësi ka vetëm të ushqehen dhe të mos jetojnë në terr.

“Më plas zemra, nuk ka gjë më keq se vuajtjen tonë e marrin edhe fëmijët. Kanë pasur temperaturë të tre dhe nuk kam pasur asnjëherë mundësi t’i çoj të vizitohen. Nuk kam pasur as ilaçe e asgjë. Veç kështu me lecka të lagura. Edhe te trupi e fytyra janë të mbushur me pika, kështu i ka edhe djali. Ne nga mushkonja themi, por se di se nuk i kemi pasur ndonjëherë për t’i vizituar.

Ishalla Zoti e bën mirë për këta fëmijë se kanë vuajtur jashtëzakonisht shumë. Del çupa jashtë sheh të gjithë me drita e thotë pse o mami vetëm ne rrimë në terr dhe të gjithë njerëzit kanë drita. Djali sa i vogël është dhe nuk rri brenda se nuk rri në terr. Në terr kemi ndenjur, ka pasur raste që as qirinj nuk kemi mundur ta blejmë. Nga zori kanë vuajtur, sa nuk vuan kush. Jemi që prej 8 vitesh në këtë situatë, në këtë varfëri. Nuk është vetëm një ditë, por janë 8 vjet.

Boll ankohen fëmijët se i shohin të tjerët mirë dhe ne jemi në këtë gjendje. Shkoj të çoj gocën te kopshti, frikësohen dy fëmijët e tjerë që rrinë vetëm, sepse hyjnë minj e insekte. Nuk kam batanije dhe ato që kisha i kam përdorur për të rrethuar vendin, që mos të ngordhte fëmija. Pa banjë, pas asnjë gjë. Vetëm këtë kasolle kemi. Nuk ka dyer, nuk ka dritare, nuk ka ku hyn dritë këtu.

Gjatë ditës, edhe sikur të jetë ftohtë duhet ta lëmë hapur, për të hyrë një grimcë dritë. Kemi frikë të ndezim qirinj sepse mos na digjet kasollja dhe po më digjen fëmijët. Nuk kam më keq. Edhe këtë sobën që e kemi, nuk kemi drunj për ta ndezur. Shkojmë e marrim ndonjë kallëm a ça të gjej burri. Të paktën sa të nxehim pak ujë për të larë fëmijët”.

Apelin tronditës e ka postuar fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i cili bën thirrje për t’i ardhur sa më shpejt në ndihmë familjes Mani. Dhe këtyre tre fëmijëve, jeta e të cilëve duket se veç po i ndëshkon, pa qenë fajtor.

Next Post
Kërcënuan qytetaren dhe i morën 50 mijë lekë, arrestohen dy gra në Shkodër (Emrat)

Kërcënuan qytetaren dhe i morën 50 mijë lekë, arrestohen dy gra në Shkodër (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

August 31, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Qorrsokaku i Elitës tonë

August 31, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Kujtim Buza, njeriu që ma rrëfente Shkupin

August 31, 2026
DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

August 31, 2026
Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar “antifa” që rrezikon ekstradimin: Është një persekutim politik!

Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar “antifa” që rrezikon ekstradimin: Është një persekutim politik!

August 31, 2026
Rritja e çmimeve/ Ekspertët propozojnë “kartë pensionisti” për lehtësime fiskale në produktet bazë

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën pesë herë më shpejt se në BE gjatë korrikut

August 31, 2026
SHBA sulmon Iranin në ishullin Larak, Tehrani godet bazat në Jordani dhe Emirate

SHBA sulmon Iranin në ishullin Larak, Tehrani godet bazat në Jordani dhe Emirate

August 31, 2026
Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

August 31, 2026
Rrezikonin të mbyteshin në ujërat e Spilles, shpëtohen mrekullisht 8 persona

Rrezikonin të mbyteshin në ujërat e Spilles, shpëtohen mrekullisht 8 persona

August 31, 2026
E diel me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com