Në qershor të këtij viti, Gaz Paja dhe partnerja e tij, Ira Seferi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Dy muaj më vonë, lajmi se çifti do të bëheshin prindër për herë të parë filloi të qarkullonte në të gjitha mediat.
Më vonë ishte e pamundur të mos dukej barku i rrumbullakosur i Irës dhe çifti e pranoi publikisht se do të bëheshin prindër.
Pak minuta më parë burime për G.SH kanë bërë të ditur se pritjes i erdhi fundi, Gazi dhe Ira janë bërë prindër për herë të parë.
Ashtu siç pritej, Ira ka sjellë në jetë një djalë. Ende nuk dihen detaje të tjera, por ne mbetemi në pritje për të mësuar më shumë. E sot nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë vogëlushit jetë të gjatë dhe të lumtur!
/a.r