Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmë në autostradën Tiranë-Durrës tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet, ku humbi jetën një motorist, policia ka arrestuar 2 persona.
Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe P.T., 49 vjeç, banues në Krujë.
Të njëjtat burime sqaruan se arrestimi i tyre u bë për shkak se në autostradën “Tiranë-Durrës”, tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet, mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobus tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë. Pamjet e rënda të aksidentit u publikuan mbrëmë nga mediat informative, ku pasi motori u përplas nga autobusi, e mori përpara zvarrë një tjetër automjet.