Zbardhen emrat e te arrestuarve te operacionit koduar “RODONI”, finalizuar me vënien në pranga të 18 personave si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.
Sipas dosjes siguruar nga gazetari i “Panorama” ne mesin e 18 të arrestuarve në Durrës në kuadër të operacionit “Rodoni”, janë edhe ish-drejtuesit e Hipotekës, si: Ardian Iljazaj, Edlira Nova, Adrian Kona.
Masa e sigurisë personale “Arrest në burg” për shtetasit e meposhtëm:
• Ardjan Iljazaj, 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• Edlira Nova, 34 vjeçe, ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• Adrian Kona, 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• Sulejman Ibrahimi, 51 vjeç, ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
• Gjon Bushi, 56 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• Bledar Zerba, 37 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).
• Malvina Deçka, 34 vjeçe, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).
• R. P., 31 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).
• M. Z., 41 vjeç, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• Rovin Zeqja, 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).
• D. K., 36 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• Enver SHima., 69 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• Latif Mullai, 68 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• Luigj Bushi, 35 vjeç, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.
• Gjon Proja, 59 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.
• Gjon Bushi, 57 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.
• Albert Doda, 31 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.
• Lekë Ndoj, 68 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.
“Detyrim paraqitjeje” para Oficerit të Policisë Gjyqësore, për shtetasit:
• Anila Çunaj, 40 vjeçe, banues në Vlorë, përfituese, e dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 i kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.
• Shaqir Aruçi, përfitues, e datëlindjes 10.02.1966, banues në Maminas, Durrës, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.
• S. M., 60 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.
• A. Th., 29 vjeç, ish-juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.
• L. K., 33 vjeçe, Përgjegjese e Zyrës Juridike në Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës, e dyshuar për “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
• Dorian Gollaj, 34 vjeç, juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Në kërkim shtetasit:
1. L. O., administrator i një shoqërie private.
2. L. B., përfitues toke me banim në Bizë.
3. A. R., përfitues, me banim në Katund i Ri, Sukth.
g.kosoavri