Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë la të kuptojë se brenda nëntorit pritet që lista me 3 kandidatë të dorëzohet në Kuvend.
“Nuk ka më asnjë pengesë. Të hënën do të jemi në gjëndje të njoftojmë kandidatët të përgatiten për intervistën. Ata kanë 10 ditë kohë për tu përgatitur.1 ose 2 ditë pas intervistave do të jemi në gjëndje të japim Kuvendit listën me kandidatë” u shpreh Gent Ibrahimi ne nje prononcim për median.
Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi sot padinë e Lulzim Alushaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikim të padrejtë nga gara për kryeprokuror.
Në këtë mënyrë i hapet rruga Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të bërë pikëzimin e tre kandidatëve në listë të cilët do i kalojnë kuvendit. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me 85 vota, atëherë automatikisht i pari në listë emërohet Prokuror i Përgjithshëm.
g.kosovari