Fermerët e Myzeqesë po e hedhin prodhimin në kanal. Shkak për këtë është bërë mungesa e tregut të shitjes. Një prej fermerëve të fshatit Babunjë në Divjakë, thotë se i gjithë investimi i ka shkuar dëm, pasi për shkak se nuk ka mundur të shesë prodhimet e tij, është detyruar t’i hedhë në kanal.
Ai thotë se kanalet dhe tokat janë mbushur plot me domate stok. Sipas fermerëve, askush nuk ka interes për ta blerë këtë prodhim, ndonëse tregu është i varfër dhe konsumatorëve u mungojnë perimet e freskëta.
Për të gjithë prodhuesit në Myzeqe ky është viti me i keq i bujqësisë gjatë 30 viteve të fundit. U nxitën nga qeveria për të mbjellë tokat me shpresën se do të subvencionoheshin, por prodhimi u ka mbetur pa shitur.
Për këtë situatë fermerët u ngritën dy herë brenda këtij muaj në protesta duke paralajmëruar përshkallëzim derisa Qeveria të reagojë.