Në rast rënie zjarri, zjarrfikësit këshillojnë që të mos humbet qetësia dhe të merren vetëm gjërat më të domosdoshme.
Në Elmira të New York, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy vëllezër 21 dhe 33 vjeç, pasi panë që flakët po përfshinin shtëpinë e tyre, menduan që të shpëtonin pajisjen për të përgatitur metanfetaminën, lloj droge, duke lënë të vdiste Gladys Willow, gjyshen 82-vjeçare që ndodhej në shtëpi.
Dy të rinjtë janë vënë në shënjestër të akuzave dhe tashmë akuzohen për vrasje me dashje, pas ngjarjes së kësaj të hëne.
Prokurori i çështjes tha gjithashtu, se pasi shpëtuan nga rreziku, shkuan të blinin cigare, pa e denoncuar ngjarjen tek autoritetet, shkruan noa.al.
Jarret, më i madhi prej tyre ndodhjet në burg, ndërsa Justin po hetohet në gjendje të lirë.
/a.r