“Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar kur pamë tymin dhe flakët. Zjarri ra tek kuzhina”. Kështu deklaron nëna e 3 fëmijëve, banesa e të cilës u shkrumbua sot nga zjarri. Ngjarja në fjalë ndodhi në Banesat Sociale në Shkozë, në katin e 5-të të një pallati.
Gruaja tregon për ‘News24’ se zjarri kishte rënë si fillim në kuzhinë e më pas u përhap në të gjithë banesën. Ajo tha se burri i saj kishte shkelmuar derën e apartamentit, pasi ishte bllokuar. Mes të tjerash nëna e 3 fëmijëve (më i vogli 6 muajsh) apelon për ndihmë, pasi gjithçka që kishte iu dogj.
“Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar. Se pashë orën fare me vrap kam ikur. Zjarri ra tek kuzhina. Kam 4 vjet që jetoj aty. Njëherë ka pasur defekt e ka rregulluar babi im. U dogj gjithçka, s’kam asgjë tjetër tani. Shpresoj që të na ndihmojë bashkia. Atë mall që kisha lart, me ato haja bukë. Dhe ato u dogjën. Do ngel kështu tani…(tregon duart)”, rrëfen e tronditur gruaja.
g.kosovari