Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi Bashkimi Evropian nuk mashtrohet dot me propagandë dhe raportet zbukuruara të Komisionit Evropian siç i vlerësoi ai, verifikohen veçanërisht nga Bundestagu gjerman.
Basha tha se Shqipëria po bën hapa mbrapa, kurse thekson se qeveria është përgjegjëse totale për moshapje negociatash.
“Shqipëria po shkon pas. Dy kushte të reja nga Bundestagu janë që të arrestohen hajdutët e votave dhe po ashtu të përsëriten zgjedhjet e 30 qershorit, që ishin diktatoriale. Kryeministri shqiptar vuri interesin e vet mbi interesat e shqiptarëve. Ka një përpjekje për ta paraqitur situatën sikur ka përplasje mes Francës e Gjermanisë dhe jo gjendjen e Shqipërisë.
Në vend të plotësonim kushtet shtesë të Bundestagut, këta vazhduan të përqafoheshin dhe të putheshin me komisionerin e zgjerimit dhe Federica Mogherinit dhe thanë se këta thonë se i kemi bërë detyrat, plastë armiku dhe fashizmi. Por në Evropë nuk shkohet me propagandë. Bundestagu ka mekanizmin e vet të verifikimit”, theksoi ai.
g.kosovari