Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë para mediave menjëherë pas përfundimit të konferencës së kryeministrit Edi Rama, duke shprehur fillimisht keqardhjen për vendimin negativ të BE për negociata me Shqipërinë.
Por Basha u shpreh se e prisnin këtë vendim, ndërsa tha se kryeministri po tenton ta shesë si një përplasje mes vendeve anëtare dhe jo si pasojë e keqqeverisjes së tij.
Ai shprehet se PD-ja punoi fort për të bindur gjermanët.
“Nuk hapen negociatat me propagandë. Shumë gjëra i ka arritur me propagandë Edi Rama në Shqipëri, por në Eurpoë nuk shkohet me propagandë. Shkohet me të vërteta të kontrolluara dhe kur ka dyshim për kontrollin e parë. të kontrollojnë edhe një herë tjetër. Nuk shkohet në Europë me “Toyota Yaris”. PD dhe unë, kemi punuar fort për të bindur miqtë tanë demokratë në Bundestag, që ta transformonin në “JO” në një proces kushtëzimi që do të mundësonte “PO”, tha Basha.
g.kosovari