Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ritheksuar nga foltorja e Kuvendit mbështetjen e padiskutueshme të Gjermanisë dhe Merkelit për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke deklaruar se 26 vende të BE mendojnë se i Shqipëria i ka tejkaluar detyrat e shtëpisë.
Në fjalën e sotme në Kuvend, Balla ka thënë se lidhur me vendet që nuk janë pro, vendimi nuk ka fare të bëjë me Shqipërinë.
“Cfarë i shtyn ata ti thonë jo Shqipërisë nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë, nuk është pjesë e cfarë ka bërë apo jo Shqipëria, se Shqipëria ka bërë më shumë se sa u tha një vit më parë dhe sot jemi në kushtet kur 26 vendet të BE mendojnë se vendi i ka tejkaluar detyrat e shtëpisë”, tha ai.
Balla nuk e ka kursyer opozitën jashtë parlamentit për bombardimin dhe përgojimin që i bëjnë vendit jashtë, nëpër zyrat e deputeteve të PE.
Numri dy i PS-së kritikoi ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij, ky i fundit dje falënderoi Presidentin e Francës pasi u shpreh kundër negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“26 mijë nxënës shqiptarë për shkak të këtij buxheti kanë shkolla të standardeve europiane. Janë 80 qendra shëndetësore të ndërtuara në çdo cep, pa përfshirë këtu rikonstruksionin e spitaleve në vend. E gjetëm Shqipërinë në 2013 me spitale që ngjanin me hanin dhe nuk ngjanin aspak me një qendër spitalore. Të shkoje në Elbasan nuk gjeje derën e spitalit, sepse do të kaloje nëpër dyert e qoftereve. Tre javë më parë teksa Gjermania që i thoshte “po” Shqipërisë, në këtë sallë dëgjova syresh që nuk është një “po”, por është ashtu dhe kështu. Ne sot duhet të jemi krenarë, sepse Gjermania është vendi që drejton betejën për t’i dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë hapjen e negociatave me BE. Teksa ne jemi këtu në sallë, një njeri që 28 vite i ka bërë dëm Shqipërisë, del dhe pa pikë turpi dhe falënderon Macron që i thotë “jo” Shqipërisë. Çfarë i shtynë ata t’i thonë jo Shqipërisë nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ne kemi bërë dhe kemi përmbushur pikë për pikë të gjitha kushtet. Ajo që na ndryshon nga Maqedonia e Veriut nuk është cilësia e reformës, sepse reforma në drejtësi është dhjetë vite para , por dallimi kryesor është klasa politike në Maqedoni dhe ajo që është në Shqipëri. Një gjë është e sigurt, sepse ne kemi sot një shumicë të vendeve anëtare mbështesin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe kjo është një arritje për Shqipërinë”, tha Balla.
g.kosovari