Lazio mori një fitore fantastike kundër Rozenborgut në Europa League, ndonëse luajti gjithë lojën me dhjetë lojtarë, pasi Mauricio u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e gjashtë. Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, bëri një paraqitje fantastike, duke pritur edhe një penallti.
Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka dolën të humbur nga fusha, teksa Baseli i tyre u mun d 1-2 në shtëpi nga Belenense e Portugalisë.
Sukses edhe për Besnik Hasin, i cili drejtoi Anderlechtin në fitoren kundër Tottenham. Skuadra e Brukselit përmbysi disavantazhin e anglezëve.