Tre persona janë vra dhe një është plagosur rëndë në Universitetin Shtetëror në Nashville, të shtetit Tenesi.
Hyrja në universitet është bllokuar nga policia.
Agjencia Associated Press raporton se nuk ka shenja që sulmuesi të jetë ende aktiv.
Të shtënat me armë kanë filluar të enjten në mbrëmje.
Ky incident vjen pas atij që ndodhi një javë më parë, ku tre njerëz u lënduan afër kampusit të kolegjit.