Kryeministri Edi Rama foli sot për problemet e brendshme në BE që po mbajnë pezull edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Duke u ndalur në rastin Kosovë-Serbi, Rama tha:
“Si e shpjegoni ju që Bashkimi Evropian i thotë Kosovës: Që të liberalizoj vizat ty, duhet të bësh demarkacionin e kufijve me Malin e Zi.
Dhe pastaj ia hap negociatat Serbisë që nuk e njeh Kosovën. Çfarë domethënë kjo? Që ka krim të organizuar dhe korrupsion në Kosovë?
Bashkimi Evropian nuk ka sot problemin e plotësimit të kushteve apo jo të Shqipërisë. Ka një debat të brendshëm të lidhura me një periudhë të tërë krize.
Që ka marrë të përpjetën qysh me shpërthimin e lumit të refugjatëve nga vendet në luftë” – tha ai.
/javanews/a.r