• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, në Kuvend: Europa nuk është gati që të bëjë krushqi me ne!

by A R
03/10/2019 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se BE nuk është gati të bëjë “krushqi” me ne. Gjatë fjalës që mbajti në Parlament Rama tha se ne i kemi plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

Në lidhje me integrimin, teksa përdori fjalët e Samir Frashërit, Rama tha se ajo që kërkoi Sami Frashëri një shekull më parë sot nuk është një mundësi e shpejtë.

“Shqipëria e ndodhur kundrejt Evropës shumë shpejt mund të hyjë në qytetari e të përzihet me Evropën”. Këto janë fjalët që Sami Frashëri i shkruante në fund të shekullit 19.

Sot jemi në fillim të shekullit të 21 dhe ajo çka Sami Frashëri i dukej si mundësi e shpejtë në fakt ka kërkuar një shekull në mes dhe sot që flasim nuk mund të themi që është një mundësi shumë e shpejtë ende.

Ne i kemi plotësuar tre kushtet që BE na vendosi në fillim. Kjo është si puna kur shkon krushqi, dhe të thonë plotëso tre kushte dhe ti kur i plotëson thonë, jo prit se ne kemi dhe 9 kushte të tjera. Ata nuk janë gati të bëjnë krushqi me ne.

A është gati Shqipëria për të hapur negociatat? Besoj që pyetja është legjitime dhe e meriton një debat por kur ngrihet si pyetje retorike dhe pastaj merr atë përgjigjen e lehtë dhe përgjigjja argumentohet me Holandën, apo me kushtet e Gjermanisë, apo Francën, që qenkan më rigorozë se të gjithë vendet e tjera, dhe medemek shikokan më thellë se Komisioni Evropian që paguhet nga Gjermania, Franca, Holanda e gjithë të tjerët për të parë përditë më thellë, vetvetiu ikim nga thelbi dhe futemi në katundin tonë duke u përpjekur tu themi shqiptarëve secili, që unë jam ai që duhet të dëgjoni dhe besoni dhe jo parafolësi apo parafolësja. 

Kur ngrihet pyetja a është gati Shqipëria, në raport me kë? Këtu nis një diskutim real, dhe jo një debat i kotë, që në vend të synojë ta fokusojë politikën si e tërë, dhe shoqërinë tek kjo sfidë, në fakt synon të kundërtën. Të përdorë si argumente për të goditur këtu brenda argumente që në fakt nuk kanë lidhje fare me këtë. 

Sot cilido nga vendet e BE-së që është tanimë i integruar pas rënies së perandorisë komuniste, do të ishte në pozicionin të futej në BE nuk do të futej dot në BE. Sot cilido nga vendet që është në BE aktualisht, nuk do futej në BE dhe madje vende që ishin në BE përpara rënies së komunizmit, nuk do futeshin dot në BE. 

Sot që flasim, Sepse BE është në një debat të brendshëm i cili nuk ka në konsideratë ekspansionin në BE por daljen nga një situatë e cila e ka vendosur BE në pozitë të vështirë në raport me fuqitë e tjera. 

Dhe sot debati mes Francës e Gjermanisë, apo mes atyre që e predikojnë zgjerimin hapur pa ngrënë arra në dorë, dhe atyre që nuk e duan zgjerimin, nuk lidhen fare, as me argumentet e përdorura këtu për politike të brendshme, dhe as me Shqipërinë, apo Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është shumë më gati për të hapur negociatat seç kanë qenë të gjitha vendet para se të hapnin negociatat.“– tha Rama.

/a.r

Next Post
Ndryshim Kushtetutës/ Majko: Kush braktis sistemin përballje me ligjin, PD duhet të ndërtojë raportin e munguar me humbjen

Ndryshim Kushtetutës/ Majko: Kush braktis sistemin përballje me ligjin, PD duhet të ndërtojë raportin e munguar me humbjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

October 6, 2026
NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026
Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme -

Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme –

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com