Gjigantja amerikane ‘New York Times’, hedh akuza të forta për Presidentin amerikan, Donald Trump.
Gjithçka lidhur me deklaratat e tij se donte të forconte murin në kufi me Meksikën.
‘NYT’ shkruan se Trump ka folur për idenë e një grope të madhe me ujë, të mbushur me krokodilë dhe gjarpërinj.
Gazeta e cila citon një sërë zyrtarësh amerikanë, raporton se Presidenti ka ngritur shqetësimin disa herë lidhur me kostot e operacioneve në ndihmë të emigrantëve.
Me këtë gropë, ai synonte që të krijonte një frenim të tentativave për hyrjen ilegale të emigrantëve në SHBA.
/a.r