Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali me akuzën e shitjes së kokainës në doza të vogla.
Sipas mediave italiane, i riu shqiptar u kap pasi kishte fshehur kokainën në vezët e famshme Kinder.
Shqiptari u kap në Garbagnate, në Milano një zonë të njohur nga policia për shitjen e drogave. Zonë kjo e drejtuar nga bandat shqiptare.
Shqiptari ishte duke lëvizur me një makinë Renault Clio, ku gjatë kontrollit në mjet iu sekuestruan 21 doza kokainë, një pjesë e të cilave ishin fshehur në vezët Kinder.
/a.r