Disa emigrantë të cilët protestonin kundër mbipopullimit të kampit të Moria në Lesbo të Greqisë, ndezën zjarr në disa pika të strukturës, duke bërë që dalja e tij nga kontrolli ti marrë jetën një gruaje dhe një fëmije dhe duke mbetur të lënduar rreth 15 persona të tjerë.
Zëdhënësi i policisë lokale, Theodors Chronopoulos, shpjegoi se zjarri i kësaj të diele, u vu në dy pika të ndryshme, njëra jashtë kampit dhe tjetri brenda.
Në Moria, ku mund të priten 3 mijë persona, ndodhen aktualisht rreth 12 mijë.
Emigrantët, më të shumtë afgan, u përplasën edhe me policinë, duke kërkuar që të transferohen në ambiente më të pranueshme.
Kampi i Moria, ku kushtet e jetës shpesh cilësohen dramatike, është kthyer prej vitesh vend simbol i Greqisë për të mbështetur valën e emigrantëve, shkruan noa.al.
“Situata është e tensionuar”, deklaroi kryebashkiaku i Lesbo, Stratis Kytelis.
/a.r