Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese përmbajtjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për Asociaocionin e Komunave me shumicë serbe.
Burime të sigurta të Top Channel, të konfirmuara nga pozita dhe opozita, kanë treguar se presidentja Jahjaga u ka propozuar liderëve të pozitës dhe opozitës që në kuadër të kompetencave kushtetuese që ka dhe për shkak të gjendjes së krijuar, ajo vetë t’i drejtohet Gjykatës për t’i kërkuar shpjegime rreth marrëveshjes për Asociacionin e Komunave.
Jahjaga do të konsultojë sërish përfaqësuesit pozitës dhe opozitës dhe nëse pajtohen të dyja palët, Presidentja po mendon që lëndën në Kushtetuese ta depozitojë të premten, para fillimit të seancës parlamentare.