• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akademiku Sinisha Kovaçeviç: Më mirë një bisedë e keqe për Kosovën se një luftë e mirë

by Ben Andoni
22/10/2015 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dramaturgu i njohur serb dhe akademiku Sinisha Kovaçeviq në një deklaratë që i referohet polemikave të fundit rreth Kosovës tha se nuk do të dëshironte të ishte në pozitën e Aleksandar Vuçiqit dhe shtoi se “çdo bisedë e keqe është më e mirë se një luftë e mirë dhe këtë duhet ta ketë në mendje Qeveria jonë”, transmeton Koha.net intervistën e tij dhënë gazetës “Blic” të Beogradit.

 “Serbia nuk guxon asnjëherë më të bëjë luftë, sepse mund të ndodhë që ajo të jetë lufta e fundit për të. Dhe atëherë do t’i ktheheshim tregimit për zhdukjen e pëlhurës së zezë nëpër shitore”, i tha ky kësaj gazete.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të ASSHA (SANU), Vlladimir Kostiçit, se Kosova “de facto e de jure” nuk është në duart tona dhe se këtë dikush duhet ta thotë, ai vlerësoi se kjo është edhe frikë se i ka ardhur fundi këtij tregimi, e nisur me ndalimin e kthimit të 100 mijë serbëve në Kosovë më 1945, që ndryshoi tablonë demografike.

Kovaçeviç rikujtoi se ka shumë rëndësi të dihet diçka që Kostiç “për arsye të modestisë së tij” nuk e tha, ndërsa opinioni i gjerë nuk e di se ai gjatë luftës ka qenë në Kosovë (ka qenë komandant i njësive speciale për dy muaj, siç deklaroi vetë në RTS, ndërsa dy djemtë i kishte nën uniformë – plotësim ynë), që do të thotë se nëse dikush ka të drejtë të flasë për Kosovën dhe për luftën, është ai”.

Next Post

VV i përgjigjet Mustafës: Mbi 200 mijë nënshkrime kundërshtojnë marrëveshjet e Brukselit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com