Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, ndërsa foli për tryezën për Reformën Zgjedhore, që u zhvillua sot me praninë e OSBE-së, tha se prania e përfaqësuesit të opozitës Ivi Kaso, kishte në plan të minonte procesin.
E ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”, Hajdari u shpreh se Rama dhe Basha po “ndërrojnë karriget”, ndërsa theksoi se Basha po sillet si i majtë dhe Rama si i djathë.
“Ky ishte një hap i vogël, por përpjekja do të vazhdoje. Sa i përket mbarëvajtjes së konferencës, ishte një konferencë e gjatë. Mund të them që toleranca ime u keqkuptua. Toleranca ime u keqpërdor, zoti Kaso erdhi me një plan që të minonte të gjithë procesin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Marifete hile, janë hile të maxhorancës dhe ata po sillen në të njëjtën mënyrë, kemi një Ramë që po sillet si i djathë dhe një Bashë që po sillet si i majtë, po ndryshojnë karriget me njëri-tjetrin. Ata po bëjnë çdo gjë për të shmangur armikun e tyre kryesor, që tani është zonja Hajdari”, tha Hajdari.
g.kosovari