Lëkundjet e tërmetit pasditen e së shtunës shkaktuan dëme dhe panik te qytetaret në rrethin e Lushnjes.
Të prekur jane disa banesa ne Ballagat, ne Ngurres dhe ne Fiershegan. Nje nga më të demtuarat eshte banesa e familjes Myzeqari ne fshatin Koçaj te njesise administrative Fiershegan.
Dëme të konsiderueshme kanë pësuar muret rrethuese dhe tavanet. Familjaret shprehen se ndjehen te rrezikuar, sipas tyre në rast përsëritje të termetit banesa rrezikon shembjen totale.
Gjendja ekononike e dobët i vështirëson riparimet e baneses duke bere qe kjo gjendje të vazhdojë gjatë. Nga ana e pushtetit lokal janë bërë verifikimet në çdo banese dhe po punohet për nxjerren e kostove. (tch) /l.m