• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumentar në kujtim të Gjergj Xhuvanit, “I dashur mik”

by Java News
22/09/2019 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kinemaja e Gjergj Xhuvanit konsiderohet rëndom si sinor mes kinemasë së realizmit socialist dhe kinemasë së re të pas 90-ës kur edhe u shfaq filmi i tij i parë si regjisor. Pas përfundimit të studimeve për arte dramatike në Akademinë e Arteve dhe katër viteve sprovë si asistent regjisor, “Bardh e Zi” i Gjergj Xhuvanit u shfaq në vitin 1991. “Bardh e Zi” rrëfen dy rrugëtime paralele, atë të një zyrtari të lartë partie që ka si prioritet karrierën dhe atë të një mjeku që kërkon të tregohet i njerëzishëm. Djalë i njërit prej shkrimtarëve dhe skenaristëve më të vlerësuar, Dhimitër Xhuvani, Gjergj Xhuvani ka përshtatur në skenarë disa romane të të atit, ashtu siç është filmi i tij i dytë “E diela e fundit”. Disa vite më vonë Xhuvani realizoi një prej filmave ikonikë të krijimtarisë së tij si regjisor dhe skenarist, “Parrullat”, i cili u shfaq në vitin 2001 me një subjekt të vendosur në kohën kur mësuesve u duhej të prinin nxënësit në aksion për të shkruar parrulla për partinë komuniste. Ky film jo vetëm që u shndërrua shpejt në një prej filmave emblematikë të kinemasë së re, por e bëri Gjergj Xhuvanin të parin regjisor shqiptar në festivalin e Kanës. Në kujtim të regjisorit Gjergj Xhuvani emisioni “Jo vetëm modë” në Tv Klan ka realizuar një dokumentar ku flasim për të edhe personazhe të ndryshëm të cilët njihnin nga afër Xhuvanin.

“A-ja e marrëdhënieve në përgjithësi është modestia dhe në përgjithësi Gjergji edhe në kohën e tij të lirë rrinte me njerëz të cilët ishin modestë. Shquhej për humorin, batutën dhe këto janë gjëra që mund ti thotë kushdo që e ka takuar apo punuar me të. Më ka ngelur pishman që, një ditë para se të ikte, donte të vinte të më takonte dhe për arsye fare banale ne nuk u takuam. Më ngeli pishman, sepse ishte kërkesa e tij për t’u takuar, mua më doli një punë e vogël dhe nuk u takuam. Më ngeli pishman. Pastaj, pishmani i madh është që iku aq i ri dhe… Kishte shumë punë për të bërë”, tha Petrit Beci, ish drejtor QKK.

“Unë isha studente e brezit të parë, ne ishim 10 studentë, isha vajza e parë dhe nuk do harroj ditën e parë kur u ulëm në auditor dhe duhej të zhvillonim orën e parë të mësimit sëbashku dhe ai na tha: Duhet të harroni kinemanë si e keni mësuar në kohën e diktaturës. “Ne duhet’, na tha ai atë ditë të parë, ta mendojmë njeriun me të gjithë ngarkesën e tij, me gjithë ditën e tij kur vjen tek ne”, tha moderatorja Suela Demiri.

“Më ka mësuar që laboratori i artit, është shpirti yt”, u shpreh regjisori Silvi Tozaj.

“Nuk mbaronte filmi as në skenar, as në letër, as në zyrë, as në xhirim. Në Itali ditët e fundit shkoi sepse muzika, një fishkëllimë, nuk ishte bukur me atë që ishte realizuar në Romë. Bashkë me kompozitorin gjetën një në Siçili, sepse ishte më origjinal me një fishkëllimë që i duhej filmit. Nga Gjergji kam kuptuar një gjë që, qoftë një shofer, qoftë një kameraman, janë të gjithë kolegë. Ai ashtu i trajtonte njerëzit. S’e di. Jeta është shumë e çuditshme. Ishte thjesht buton, kur…Kjo është jeta”, tha producenti Dritan Huqi.

“E mbaj mend Gjergjin, por edhe Luizën. Sapo kisha nisur atëherë si pedagog në Akademinë e Arteve-  sot Universiteti i Arteve- si asistent i Drita Pelinkut. Ishte një komedi e Molierit ku ata të dy ishin aktorë. Besoj se ishin jo vetëm në hapat e para të njohjes, por edhe në ditët e para të dashurisë midis tyre.

Lexonte jo vetëm për Molierin, por edhe për kohën, situatën. Një djalë i cili donte të lexonte. Futej në thellësi të asaj çka bënte.

Ngjarje për mua ishte filmi “Dashuria e Fundit”, ku Gjergji ishte regjisor, Luiza partnere kryesore. Përshtypje më të madhe më ka bërë që, përpara një gote verë, ata flisnin për shumë pak gjëra. Sepse gjërat që flisnin ishin: kinemaja, aktorët, regjisorët, teatri, letërsia. Asnjë gjë tjetër!

Kam një lloj kritike karshi vetes sime që, nuk munda në atë periudhë të isha kaq i thellë për gjërat më kryesore të jetës sonë, si kinemaja, teatri apo letërsia. Iku ashtu, qetësisht. E dinë të gjithë që, iku nga kjo jetë në gjumë, pa ndonjë përpjekje që të tregonte… ashtu i qetë, siç ishte, paqësor. Unë jam i bindur që, edhe në atë botë, ashtu siç ishte, i paqtë, në paqe do jetë”, Kastriot Çaushi, rektor i Universitetit të Arteve./l.m

Next Post
“Maduro si Sllobodan Miloseviçi”, krahasimi vjen nga presidenti kolumbian

“Maduro si Sllobodan Miloseviçi”, krahasimi vjen nga presidenti kolumbian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reali dështoi, Barcelona bën gati ofertën e radhës për Rodrin

Reali dështoi, Barcelona bën gati ofertën e radhës për Rodrin

August 8, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

August 8, 2026
Vrasja e ushtarakut Johan Zuko, hetimet e Policisë: Sherri ndodhi mes disa personave, përshkallëzoi në përdorim arme! Po ndjekim autorin

Vrasja e ushtarakut Johan Zuko, hetimet e Policisë: Sherri ndodhi mes disa personave, përshkallëzoi në përdorim arme! Po ndjekim autorin

August 8, 2026
“E ndoqi me armë në dorë dhe e vrau pranë shtëpisë”- Nëndrejtori i Policisë Korçë jep detajet e krimit: U konfliktuan në lagje, autori në kërkim, 3 të shoqëruar

“E ndoqi me armë në dorë dhe e vrau pranë shtëpisë”- Nëndrejtori i Policisë Korçë jep detajet e krimit: U konfliktuan në lagje, autori në kërkim, 3 të shoqëruar

August 8, 2026
Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

Ushtaraku dhe autori u konfliktuan para vrasjes, viktimës iu gjet në dorë edhe një thikë! Dyshohet se sherri vijonte prej ditësh

August 8, 2026
Çelsi shumë i fortë për Milanin, e ‘çmonton’ brenda pak minutash në miqësoren e luksit! (GOLAT)

Çelsi shumë i fortë për Milanin, e ‘çmonton’ brenda pak minutash në miqësoren e luksit! (GOLAT)

August 8, 2026
Detaje të reja nga krimi në Korçë, ushtaraku i vrarë është ish-portieri i akademisë së Skënderbeut! E ekzekutoi shoku i tij me kallash

Detaje të reja nga krimi në Korçë, ushtaraku i vrarë është ish-portieri i akademisë së Skënderbeut! E ekzekutoi shoku i tij me kallash

August 8, 2026
Tensione në Ngushticën e Hormuzit, sulmohet anija teksa kalonte pranë Omanit, ja për çfarë dyshohet

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, sulmohet anija teksa kalonte pranë Omanit, ja për çfarë dyshohet

August 8, 2026
Arsenali bën goditjen e merkatos, rrëmben Bruno Guimarres nga Njukasëlli për 87 mln euro!

Arsenali bën goditjen e merkatos, rrëmben Bruno Guimarres nga Njukasëlli për 87 mln euro!

August 8, 2026
Kreu i Forcave të Armatosura të SHBA-ve i kërkon Trump tërheqje ushtarake nga Irani! Frika nga një përshkallëzim, mungesa e municioneve dhe…

Kreu i Forcave të Armatosura të SHBA-ve i kërkon Trump tërheqje ushtarake nga Irani! Frika nga një përshkallëzim, mungesa e municioneve dhe…

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com