Xhelozia është bërë shkak për një tjetër krim ne një familje shqiptare. Mediat vendase raportojnë se një burrë nga Kosova, ka qëlluar për vdekje gruan e tij pas një sherri për motive xhelozie ne Vienë.
32-vjeçari shqiptar e ka ka goditur bashkëshorten e tij me një shkop druri dhe më pas ka shkuar në polici për të lajmëruar ngjarjen e rëndë.
Ishte ora rreth 14:00, ku shqiptari nga Kosova mbërriti në stacionin e policisë dhe rrëfeu gjithçka.
“E qëllova dhe më duket se ka vdekur”, u shpreh ai.
Gruaja më pas u gjet e pajetë në apartamentin ku banonte çifti dhe trupi i saj është dërguar për autopsi. Në pjesën e pasme të kokës ajo kishte një plagë të madhe dhe në shesh një pellg me gjak, raportojnë mediat. /Panorama