Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguan pas vendimit të gjykatës për ish-minitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ambasada thekson se vendimi i djeshëm tregon pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.
Më tej ambasada në reagimin e saj thekson se dënimi i Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara.
“Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.