Dorëheqja e Drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka sjellë edhe reagimin e parë nga ana e mxhorancës.
Është zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i cili i ka dhënë një mesazh inkurajues Sonila Qatos, pasi kjo njoftoi dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së ARRSH.
Petro Koçi flet për rezistencën ndaj oligarkisë. Zv.ministri i Mbrojtjes shkruan Sonila Qatos se: “Oligarkisë i duhet rezistuar!”.
Ndërkohë që prej kohësh opozita sulmon qeverinë Rama se është vënë në shërbim të oligarkëve, ndërkohë që një pjesëtar i kabinetit bën thirrje për qëndresë ndaj oligarkëve.
g.kosovari