Ish-kryeministri Berisha e cilëson arrestimin e Ballist Morinës si politik dhe me urdhër të Edi Ramës për shkak se ai po kthehej në një mit me veprimin që bëri në Beograd.
Ndërsa nuk ka lënë pa sulmuar edhe gazetarët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu duke i cilësuar si zëdhënës të Ramës.
Statusi i plotë
Pasqyra eshte gracka ku shpirti i skllavit te lire kapet si laraska!
Thuhet shpesh se fjala vret, madje ndonjehere me keq se arma, dhe ky eshte rasti tipik i fushates mediatike amorale nga mercenare qe perdorin fjalen si hanxhar kunder tjetrit, edhe kur ai eshte arrestuar dhe akuzuar, pavaresisht se eshte i pafajshem, per motive politike, per gjerat me te renda sipas vendimeve te padronit te tyre. Ne nje kurth policesk, Edi Rama, në prag të ndeshjes me Serbinë arrestoi Ballist Morinen, njeriun me te kerkuar nga sherbimet serbe, me akuzen monstruoze se donte te vriste kryeministrin e Serbise gjate pranise se tij ne Elbasan Arena. Per te provuar akuzen e tij perverse, Rama, paraqiti si dokument te vetem nje tufe biletash per ndeshjen dhe dy revole te Ismail Morines, te ofruara atij nga agjente te policise kriminale. Mirepo, sapo shkoi ne gjykate, shqiptaret mesuan se akuza monstruoze per nje Sarajeve te ngjashme apo Gavrilo Princip te ri, pas 101 vjetesh, por kësaj rradhe shqiptar, ashtu siç do ta donin shume serbet, ishin mashtrim i radhes se Edi Rames.
Ismail Morina u mbajt ne burg per armembajtje pa leje, pavaresisht se ai i kercenuar kishte kerkuar mbrojtjen e policise se shtetit per kercenimet qe kishte marre dhe se, me 4 dhjetor te vitit 2014, mediat ne Tirane dhe Beograd, kishin njoftuar se nje biznesmen me origjine serbe kishte vendosur nje milione dollare per vrasjen e Ismail Morines. Tashme dihet boterisht se Ballist Morina eshte nje i ri emigrant shqiptar ne Itali, qe naten e 14 tetorit 2014 u be personazh i njohur ne mbare boten per dronin me nje flamur sui generis por kuqezi me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit qe ai ngriti, me dt 14 tetor 2014 ne darke mbi stadiumin e Beogradit gjate ndeshjes se ekipeve kombetare te dy vendeve.
Ky xhest apo akt, ngriti ne nivel terbimi zemerimin e demoneve te nacionalizmit serb. Autoritet me te larta te Serbise shpallen, ende pa u boshatisur stadiumi, si autor te ketij akti nje shqiptar, te cilin te gjithe ata qe e njohin e dine se eshte apatrid, par excellence, Olsi Ramen apo te vellain e Edi Rames. Olsi, vertet ishte si spektator se bashku me 20 tifoze te tjere shqiptare ne nje llozhe te stadiumit te Beogradit, te filmuar dhe regjistruar ne çdo skaj te saj dhe qe ndodhej vetem pak metra nga llozha e kryespektatorit te ndeshjes, Presidentit Nikoliç. Autoritetet me te larta te Serbise jo pa qellim shpallen Olsin “dronman”, apo autorin e aktit publik me armiqesor ndaj tyre, gogolin e Shqiperise se madhe ne zemer te Beogradit. Padyshim qe e dinin se aq sa kish te bente Edi Rama me dronin po aq kishte te bente me te Olsi Rama. Por qellimi i tyre ishte vetem nje, t’i thonin Edi Rames se deri sa ti te na gjesh autorin e dronit, per ne, ai eshte Olsi Rama dhe se ti je ne armiqesi familjare personale me Beogradin.
Ne takimin koke me koke Rama – Vuçiç ne Beograd, droni i Olsit ishte patatja e nxehte per te cilen u diskutua dy te tretat e kohes se takimit dhe Rames iu be e qarte se, akuza e dronmanit do t’i hiqej Olsit, vetem pasi Edi Rama do “dorezonte” autorin e vertet te dronit, Ballist Morinen. Vetem pas kesaj marreveshje te nivelit me te larte, Kryeministri i Serbise do te vinte ne Tirane dhe do njoftonte si rezultat te vetem konkret te vizites se tij historike ne Shqiperi “amnistimin”, çlirimin e Olsi Rames dhe familjes kryeministrore nga akuza e dronmanit, duke deklaruar para mediave pa e pyetur njeri se, dronmani famezi per serbet nuk ishte me Olsi Rama por dikush tjeter. A e beri kete deklarate publike, e cila Aleksandrit do t’i regjistrohet ne muret e kohes, sepse ia kerkoi Edi Rama, apo e beri per te fyer Edi Ramen, apo per te qetesuar ultrat e tij se ai vertet po qendronte ne krah te Edvinit por, dronin me flamurin sui generis te Shqiperise se bashkuar, nuk e kishte ngritur Olsi Rama por dikush tjetër, të cilin vet Rama do ta arrestojë!
Ne perpjekjet banale gjer ne nauze (neveri) te Rames per te personalizuar apo qeverizuar fitoren historike te ekipit te kombit, hija e Ballist Morines te burgosur nuk ju nda atij per asnje sekond qe nga momenti qe ai urdheroi arrestim e tij. Njelloj siç shoqeron bloza tymin e zi, ajo e shoqeroi Ramen ne cdo hap te tij, ne cdo veprim fjale te tie per ndeshjen dhe ekipin e kombit. Ajo qendroi ne krah te Ramës tek hynte ne aeroportin “Nene Tereza” ku kuqezinjte e fishkelluan dhe e percollen me vuuuu-ra te zgjatura, saqe e detyruan te braktiste ne kthim eskorten e tij e te kthehej i mbrojtur ne autobuzin e kombetares, te cilin paciperisht, nga frika se do agresohej, nuk e lejoi te ndalonte ne menyre qe futbollistet te pershendeteshin me fansat e tyre qe po i prisnin aty prej shume oresh.
Hija e Ismail Morines me hekura ne duar, qendronte ne krah te Edi Rames tek shkallet e avionit tek shterngonte nje nga nje duart e futbollisteve, ajo hypi se bashku me Ramen ne autobuzin e ekipit si per ta siguruar se fansat e ekipit nuk do ta gjuenin me veze ate ne hyrje te aeroportit. Ai qendronte ne krah te Rames tek kalonte para zyrave te tij rojen e nderit. Ismail Morina me hekura ne duar hyri dhe u ul se bashku me futbollistet fitimitare edhe ai ne zyren e Rames, per çka Rama, kur e pa u trondit dhe u zbeh duke menduar se meqe nuk vrau dot Vuçiçin, ai do të shkrehë patllaken kunder tij. Por vetetimthi u kujtua se nuk ishte Ismaili, ai ishte i ndryre thelle ne qeli por aty ishte hija e tij ndaj dhe vazhdoi duke dihatur të lexoje pamfletin e urrejtjes nda opozites dhe fansave kuqezinj.
Por, agravimi i sindromit Morina (fat i madh qe asnjeri nga futbollistet e pranishem vetem per rastesi nuk kishin mbiemrin Morina) kulmoj pasi ne sheshin “Nene Tereza”, jo vetem mijera tifoze per edhe disa futbolliste te shquar te ekipit, kerkuan publikisht lirimin e Ballistit, armikut gjentik te Rames dhe Aleksandrit kryeminister. Rama, i tmerruar nga hija qe nuk i ndahej nuk shkoi ne shesh, por as hija e Ballistit nuk kishte qëndruar në shesh. Ajo kishte rendur fluturimthi drejt Surrelit dhe kishte ndalur vrapin mbi çatinë e xhamtë të sarajeve të Ramës, duke kaluar edhe pese pale rrethimet e Gardes!
Ne keto kushte, Rama, i pafuqishem ne betejen e tij te pashprese me hijen, kthehet menjehere ne zyren e tij, mblodhi me urgjence keshillin mediatik te papagajve te tij, si dhe Culen dhe kelliren. Pas nje diskutimi nervoz, ata se bashku vendosen te organizojne me shpejtesi fushaten e denigrimit, depersonalizimit, te Ballistit, ta paraqisnin ate si simbolin e te keqes te cilin, në të vërtetë edhe me burgosjen politike nuk po e shuanin dot. Këshilli konkludoi se, me akuzat e tij monstruoze fallco dhe arrestimin e tij per armembajtje pa leje. Rama po e ster-heroizonte me shpejtësi Ballistin armik te dy kryeministrave. Duhej menjehere shkaterruar me çdo kusht miti i armik Morines. Por kjo detyre e veshtire nuk mund t’ju besohej papagajve te diskretituar te qeverise ndaj dhe u vendos qe te thirrej me urgjencë nga Kosova, keshilltari i Rames per çeshtjet e nacionalizmit, Haxhia, i cili, ne rastet me kritike, thirret nga Rama ne debatet televizive, si deshmitari i rreme me i kualifikuar.
Personi i dyte i zgjedhur nga vet Rama, ishte kriptoavokati i Rames, i miri apo Andushi i gjyshes, i cili, pas fitores se Rames eshte afruar me kete te fundit. Por ajo qe shkriu te dy ne nje dhe qe ju nuk mund ta besoni, eshte akti i dekorimit nga Rama te gjyshes se Andit si sekretare e me pas ministre e Enver Hoxhes. Pikerisht ne kete moment, ai, si me i miri i gjyshes botoi prozen poetike per Mriken. Por keto pak rendesi kane. Rendesi ka e verteta, qe Rama dhe Andushi qëndrojnë te bashkuar te dy ne kultin e gjysheve si niper te ngjashem, po po thuaj binjak ne shpirt pavaresisht se gjyshet i kane diametralisht te kunderta njera me tjetren, njera guvernante ne Pallatin Mbreteror, tjetra sekeretare lufte e Enver Hoxhes.
Ne funksion te detyres, binomi Haxhia- Bushati, te ftuar ne emisionin Opinion, me nje fjalor te padenje per analiste por ne mision te pamundur, bene gjithçka ne kundershtim me cdo rregull etik e moral per te halabakizuar, asgjësuar, denigruar moralisht e madje me deshire edhe fizikisht, njeriun qe Rama e akuzoi per organizim te atentatit kunder Vuçiçit ne Tirane, pra armikun e pameshire te dy kryeministrave, i cili nuk mund te fliste, nuk mund t’u pergjigjigjej prokuroreve te kryeministrave sepse Rama i kishte mbyllur atij gojen me llozin e rende te qelise. “Banalistet”, siç kane filluar te quajne rendome ata qe pa asnje respekt per publikun i lejojne vetes te trillojne, shajne, marshtrojne e shpifin per te tjeret dhe e bejne kete gjithnje te paguar, kur pane se misioni i tyre ne debat i sherbeu me shume Morines se sa dyshes Rama – Vuçiç, u hodhen ne sulm te deshpruar ne portalet dhe blogjet e tyre.
Të dy këta zotrinj janë bërë famoz për gënjeshtrat e tyre ekzemplare para publikut shqiptar. Madje, në atë shkallë sa janë betuar para pasqyrës se, po të mos jetë i vërtetë mashtrimi i tyre i rradhës, nuk do shkelin më në studio. Per te kaperdire pa dale prej saj, ate e deklaruan dhe pritur me padurim debatin tjeter per te paraqitur sa më shpejt për mashtrimin e rradhës.
Nuk preferoj të rrjeshtoj këtu serinë e mashtrimeve të tyre, nuk ia vlen, sepse duken më mirë kur ata i gëzojnë ato. Por sulmet e tyre çnjerezore ndaj një të burgosuri politik, tregojnë se këta zelltarë, mercenarë, janë shumë më të ligj se sa padroni i tyre.
Kështu, ne emisionin “Opinion” kushtuar Ismail Morinës, ata per te mbrojtur Edi Ramen, padronin e tyre nga hija e Ismail Morines, zgjodhen sulimin ne dy drejtime ndaj tij.
Se pari, eksperti i madh i Serbisë e paraqiti Morinën si një bandit, të cilin Serbia edhe mund ta vrasë;
Se çfarë donte të thonte me këtë, se Serbia ka të drejtë të vrasë, vetem prokurori i dy kryeministrave e di. I dha ai, ne emer te Rames apo te Vucic, licence per te ekzekutuar Morinen, armikun e tyre, apo e beri kete per te paraqitur njerezor Ramen qe po e mban ne burg per ti shpetuar jeten sepse Serbia jashtë mund ta vrasë ate, vetem Batoni e di. Por, në të vërtetë, në atë emision, zotëria ishte me një mision të vetposhtërues, prokurori kundër një njeriu të arrestuar, për shkak të një marrëveshjeje politike.
Kurse, kriptoavokati tjetër i Ramës, i miri i gjyshes por dhe i kellires, kishte marrë përsipër të shplante arrestimin e Ballistit nga akuza per arrestim politik dhe perveç vleresimeve denigruese per qytetarin e arrestuar me akuzen e pregatitjes se atentatit ndaj kryeministrit Vuçiç, bente be e rrufe se Ballisti u arrestua për shkak të botimit në mediat ndërkombëtare, të deklarates se tij, si ai mbante armë!! Dhe se tani nderkombetari Edi Rama nuk kishte rruge tjeter vecse te arrestonte ate per armembajtje pa leje, packa se ai, sic kishte treguar revolen gazetarit te huaj, i kishte treguar dhe bresherine e mesazheve me te cilat kercenohej me jete Ballisti i lig.
Me duhet te them se ne kete rast ky mjeran, bën dhe dudumin për klientin e tij, pasi beson se mund te na e mbush mendjen sikur Rama nuk dinte se Morina kishte dy revole, apo e arrestoi Morinën vetëm se ai bëri publike revolen e tij në mediat ndërkombëtare, te nje vendi ku shumica dërmuese e qytetarëve mbajnë armë të blera lirshem ne dyqane e armeve.
Duke perfunduar, me duhet te perifrazoj Shekspirin qe shkruan se “drama eshte gracka ku shpirti i mbretit kapet si laraska”. Ne rastin tone del se “pasqyra është gracka ku shpirti i mercenarit, skllavit në liri, kapet si laraska”!! sb