Sot në emisionin “Real Story” në “News 24” janë ftuar analistë dhe politikanë, të cilët po flasin për “përplasjen” mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë.
Ndërsa analisti Arjon Sulo mendon se përplasja mes kryeministrisë dhe presidencës është diçka e cila ndodh edhe në vende të zhvilluara, nuk është i këtij mendimi pedagogu dhe analisti Arjan Vasjari.
Për Vasjarin, as Gjykata Kushtetues nuk mund ta vendosë nëse Ilir Meta është apo jo simbol i unitetit të popullit, por ka një perceptim të popullit që i jep kreut të shtetit rolin që i takon.
Arjon Sulo: Ka përplasje kryeministri – presidenti ka gjithandej. S’ëshët gjë e mirë të jesh mbi palët dhe të përfaqësosh interesat e popullit. Tjetër është edhe Venecia, e kthen në simbol të unitetit të popullit sikundër e rrëzon.
Arjan Vasjari: Të jap përgjigje. Së pari presidenti nuk është aty se e meriton aq, por sepse e ka vendosur politika. Koncepti i unitetit të popullit do të thotë mbi perceptimin e popullit ndaj kreut të shtetit. Edi Rama që unë mund të mos e dua, përfaqëson gjysmën e popullit. Rama nuk e takon sepse gjysma e popullit shqiptar nuk do të ketë të bëjë me Metën.
Arjon Vasjari: Po e vendos Gjykata Kushtetuese.
Arjan Vasjari: Koncepti unitet i popullit nuk konceptohet nga Gjykata Kushtetuese, por nga populli. Meta nuk është neutral , gjysma së paku nuk e pranon.
Eduard Zaloshnja: Historia e Shqipërisë ka treguar se ekziston se ekziston vetëm 1 e gjashta e mundësisë që presidenti të përfaqësojë unitetin e popullit. Vetëm Alfred Moisiu ka qenë neutral dhe ka mbajtur qëndrim të popullit. Deri më sot ky është probabiliteti. Meta mund të përmendë argumentin, se kam pro Venecian.