Për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave, në datat 18-19 shtator do të stakohet energjia në disa zona në kryeqytet.
OSHEE, njofton se me datë 18 shtator, shkëputje të energjisë do të ketë nga ora: 12:00-15:00, rruga “Mihal Duri”, 09:00-13:30 Rruga “Agush Gjergjevica”, Rruga “Todi Shkurti”, rruga “Budi” si dhe një pjesë e Qytetit Studenti, 09:00-12:00 rruga “Sandër Prosi” pranë Fondit të Sigurimeve Shoqërore
Ndërsa më datë 19 shtator shkëputje të përkohshme të energjisë do të ketë: 09:00-15:00 Rruga e Elbasanit pranë ish-Trikotazhit pjesërisht, 09:00-13:30 Rruga “Agush Gjergjevica”, Rruga “Todi Shkurti”, rruga “Budi” si dhe një pjesë e Qytetit Studenti.
/a.r