”Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian pa marrëveshje, do të ishte një fatkeqësi dhe duhet të përjashtohet si mundësi,’‘ është shprehur kështu organizata më e madhe e biznesit në Europë.
Zyrtarët e Bashkimit Europian paralajmërojnë se ky është skenari më i keq i mundshëm dhe ka shumë gjasa të ndodhë.
Pasi shtyu dy herë datën e largimit nga BE, Britania tani është vendosur të dalë më 31 tetor, por parlamenti dhe publiku i vendit janë të ndarë thellësisht në lidhje me kushtet e divorcit.
“Një dalje e çrregullt, pa asnjë marrëveshje nga Britania e Madhe do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme për të gjitha palët.
Kjo do të shkaktonte dëme masive për qytetarët dhe bizneset në Mbretërinë e Bashkuar!”- është shprehur Markus Beyrer, Drejtori i Përgjithshëm i Business Europe.
Business Europe është një organizata më e madhe e biznesit në Europë, e cila analizon të gjitha vendimet që ndërmarrin 34 vende europiane, duke përfshirë këtu dhe Britaninë./l.m